Arrogancë dhe korrupsion. Ministri çon listën e zezë të gjyqtarëve në KLD

Nasip Naço propozon për shkarkim dhjetë gjyqtarë. Korrupsion, fshehje të parusisë dhe sjellje denigratore

TIRANE - Ministri i drejtesisë Nasip Naço kërkon shkarkimin e 10të gjyqtarëve që akuzohen për shkelje të rënda. Naço i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarë të shkallës së parë nëpër rrethe, Apel dhe Administrative. Ata janë shigjetuar për sjellje të rënda që "denigrojnë figurën e gjyqtarit" dhe shkelje. Ndër ta, gjashtë, janë kallëzuar për fshehje të pasurisë ose deklarim të rremë të saj, ndërsa të tjerët për shkelje të dispozitave urdhëruese proçedurale, sjellje të ulëta ose mosarsyetim të vendimeve gjyqsore. Në krye të listës është Ardian Kalia, gjyqtar në shkallën e parë në Tiranë. Ai është kallëzuar nga ILKLD (Inspektoriati i Larte i Keshillit te Lartë të Drejtësisë) më 26 Shtator të 2014 për "deklarim të rremë të interesave private". Më pas Qani Hasa, gjyqtar i shkallës se parë në Elbasan. Ai akuzohet se ka falsifikuar kontrata me qëllim përfitimin e një kredie të butë. Akuzohet dhe për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive. Me një akuzë më të rëndë përballet gjyqtari Rasim Doda (gjykata e shkallës e parë Sarandë), i cili po gjykohet nga Krimet e rënda për korrupsion dhe deklarim të rremë të pasurisë. Dy gjyqtarë të tjerë të propozuar janë Enkelejda Doda (shkalla e parë Sarande) dhe Petrit Aliaj (Gjykata e Apelit në Vlorë). Osman Aliu (shkalla e parë në Kavajë), i pandehur për akuzat e fshehjes së pasurisë, është propozuar për shkarkim. Dhurata Bilo është gjyqtarja e Durresit (shkalla e aprë) e cila akuzohet se ka shkelur dispoziat urdheruese proçedurale. Maksim Qirjazi, (shkalla e parë Korçe) akuzohet për sjellje që denigrojne figurën e gjyqtarit. Dy gjyqtarët e fundit që do të përballen më akuzat për shkarkim janë Ilir Pashaj (shkalla e parë Elbasan) dhe Astrit Shema (administrative Vlorë). Të dy akuzohet për shkelje të dispozitave urdhëruese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet