Europa kërkoi gjithmonë dekriminalizimin. Sot demokratët thonë: ''askush nuk do t'i shmanget''

Basha mbledh grupin parlamentar: të gjithë të inkriminuarit të japin dorëheqjen

TIRANË - Demokratët këmbëngulin në dekriminalizim dhe duket se vendi është afër tij, kjo veçanërisht pas presioneve të herëpashershme të ndërkombëtarëve. Pikërisht tani, demokratët kanë rritur tonet në këtë kërkesë. Kryetari Lulzim Basha, u ka bërë thirrje deputetëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve me rekorde kriminale në çdo parti politike, qe të japin dorëheqjen nga detyrat që mbajnë. “Askush nuk do të mund t’i shmanget dekriminalzimit" shkruan në fb.

"U bëj sot thirrje të gjithë deputetëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve me rekorde kriminale të çdo partie qofshin, të japin dorëheqjen nga postet dhe detyrat që mbajnë. Parlamenti, bashkitë, zyrat e shtetit, nuk mund të jenë më strehë e individëve me rekorde të tmerrshme kriminale që katapultohen në këto poste si xhandarë të kryetarit të qeverisë”, shkruan kryedemokrati. Selia blu ka rritur vendosmerine ne kerkimin e miratimit te ketij ligji dhe me Parlament sot, ku ndryshe nga ndërkombëtarët u dëgjuan tone të ashpra dhe akuza ndaj rivalëve të krahut tjetër. Ndërkombëtarët kanë vite që insistojnë qetësisht në miratimin e këtij ligji që e mban shqipërinë me mijëra vite larg integrimit. Asnjëherë europianët nuk kanë kaluar në akuza të rëndomta, por ndoshta kjo e fundit përbën vërtet dallimin mes atyre që kanë dashur vërtet dekriminalizimin dhe ata që kanë tentuar t'a shmangin. Personat me precedentë penalë të cilët për hir të së vërtetës kanë qenë prezent në të dy krahët politike. A është kjo, një tentativë nga demokratët për të marrë mbi vete meritat kur ligjt të aprovohet ? Ndoshta, por dhe në këtë rast ndërkombëtarët do të heshtnin përsëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. tani  e Enjte 10 Shtator, 2015

    fiks keta kane ngrene sa ju ka plasur barku prej krimineleve sot dali e na bejne te ndershmin