Beogradi presion Haradinajt nëpërmjet Gjermanisë dhe Francës për heqjen e taksës

Në Tiranë plas debati mes Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe atij kosovar Ramush Haradinaj

Në Berlin u mblodhën të gjithë për të vlerësuar situatën e rajonit, por asnjëri nuk mori siguri me vete, gjatë rrugës së kthimit.

Në vend plasën debatet për Kosovën. Rama i përgjigjet "presioneve" për heqjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë. Haradinaj flet shumë, jo të gjitha bisedat nxirren në publik. "Haradinaj i tha se nuk e ka mësuar ende këtë rregull kaq të thjeshtë, megjithëse normalisht ky s’është as ndonjë rregull udhëheqësish në fakt, po një normë elementare mirëkuptimi njerëzor. Nuk është hera e parë që e bën, po është hera më e gabuar dhe prandaj këtë herë, s’e kaloj dot në heshtje si të tjera", u shpreh Rama. Ai përgënjeshtron faktin se Haradinajt dikush i bëri presion në Berlin, por të gjithë e dinë se Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, nxitën negociatat mes kosovës dhe serbisë për pezullimin e taksës, të shtyrë mbase dhe nga diplomacia dhe politika e Beogradit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një përgjigje publike që ai e tha ne Facebook, shkruante se e kishte parë këtë dialog për heqjen e taksës si një mundësi për finalizimin e negociatave "nivelin më të lartë të mundshëm".

"Shtoj këtu, vijoi Rama, se më ka mbetur gozhdë fakti që miqtë e mëdhenj, hasën në një refuzim të pashpjegueshëm edhe kur propozuan që përkundër pezullimit të përkohshëm të taksës, nëse në fund të muajve të dialogut nuk do të arrihej objektivi final i nënshkrimit të paqes, atëherë do t’i hapej përfundimisht rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën (!)", tha Rama. "S’kam dashur dhe s’dua të hyj asnjëherë në polemika publike me askënd në Kosovë, aq më pak me kryeministrin e Kosovës. Uroj që të mos jem i detyruar ta bëj përsëri. Ai ka të drejtën e tij të flasë në emër të Kosovës, po mua s’ma heq dot askush të drejtën të flas për Kosovën", tha Rama në përfundim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Edenis Qerimi   e Enjte 2 Maj, 2019

    Kot mundohet kasta politike.Ramushi është shqiptar,atdhetar dhe hero lufte. Ramushi nxorri në publik ç’bëjnë politikanën në biseda private kjo i djeg më shumë kastës politike. Populli është bagti por kaq di të bëjë dallimin midis heroit dhe politikanit.........