Avramopoulos përgëzon Shqipërinë për rrezultatet e drogës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takoi Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Komisioneri përgëzoi Ministrinë e Brendshme për masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar. Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate. "Zhvillova një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë dhe një mik i mirë, me të cilin biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën europiane të Shqipërisë. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane", tha Komisioneri Avramopoulos.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet