Azilantët, Rama thirret në Mynih

Kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer fton homologun shqiptar. Do të diskutohet dhe për çështjen e azilantëve

MYNIH - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Gjatë takimit mes dy delegacioneve që do të zhvillohet ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të diskutojë me Kryeministrin Seehofer mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe universitar, por edhe mbi çështjen e azilantëve që mbetet një temë aktuale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet