BE: Shqipëria fiton 5 projekte nga fondet e investimit

Kosova dhe Serbia po shohin dritë në fund të tunelit. Në një shkrim të publikuar nëpër media Presidenti serb Aleksander Vucic shkruan, ndër të tjera, se kishte ardhur koha për ti gjetur një zgjidhje konfliktit të vjetër më kosovën. Komentuar pozitivisht kjo gjë dhe nga Kryeministri i shqipërisë Edi Rama, të cilit i kishte lënë "një shije të mirë". Jemi drejt një faze të re të stabilitetit në Ballkan? Die Welt shkruan se Brukseli ka në plan të krijojë Jugosllavinë e re. Bashkimit doganor është instrument që BE po e përdor për të fituar kohë, e për të mos anëtarësuar vendet e ballkanit. Por ndërkohë BE nuk i ka ndalur fondet: nga samiti i Triestes vendi ynë doli me pesë projekte të fituara dhe që do të financohen nga instrumentet investuese për ballkanin: rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit; ndërtimi i by-passit të Lezhës; zhvillimi i hidrocentralit të Skavicës; zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit në Shkodër; projekti rajonal i sektorit energjitik për OSTnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Blloshmi Nazmi  e Mërkurë 26 Korrik, 2017

    Shqiperia smori asgje....serbia i mori te gjitha projektet e BE beni tifo kot