Bindja kandidon Arben Skenderajn përballë Erion Veliajt në Tiranë

Koordinatori i Bindjes demokratike Astrit Patozi tha në studion e Top Talk se mes partisë së tij dhe PDsë koalicioni është i largët. “E para nuk mund të bëjmë koalicion me diçka që nuk ekziston. Mund të mendonim një koalicion të mundshëm me një forcë politike që është regjistruar në zgjedhje, por jo me një që thotë nuk do të ketë zgjedhje”. Edhe me Partinë Socialiste nuk e lidh asgjë. Janë rivalë, dhe nuk mund të ketë koalicion mes tyre. Bindja ka tërheqja nga gara e kandidatit të tyre për Skraparin ka ardhur pas presioneve nga Partia Socialiste. Arben Skënderaj do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, e për Astrit Patozin ai është më i miri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet