Balla, nëse vërtetohen akuzat do të lë mandatin

Dokumentet e ish sigurimit diskutohen sot në Kuvend, në seancën e radhës. Për arsye proçeduriale (nuk ishte dorëzuar lista e diskutantëve) dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seënacën për 10 minuta. Kreu i opozitës kërkoi praninë e kryeministrit Rama në Parlament, pasi sipas tij, nëse vendimi i djeshëm ishte negativ për shqiptarët kjo kishte direkt fajtor kryeministrin Rama. "Nuk mundet ti bëjë bisht debatit, të pezullojë seancën deri sa të vijë këtu përgjegjësi për këtë situatë", tha ai. Basha me herët kishte akuzuar Ballën për lidhjet e tij me sasinë rekord prej 3.6 milionë Euro. Sipas tij ai kishte hyrë garant për futjen e sasisë rekord në Shqipëri. Balla nga ana tjeter kishte thënë se: nëse vërtetohen akuzat ai do linte mandatin e deputetit dhe do përballej me drejtësinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet