Bardhi i sigurtë/ 'PD fiton zgjedhjet. Ndryshimet në Kod tregojnë frikën e Ramës'

Nga Devolli ku po ndjek votimin e anëtaresisë për kandidatet për deputet, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, u shpreh I bindur se PD do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

"Ne jemi ne nje koalicion, kemi marreveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera te koalicionit te opozitës se bashkuar dhe ne zgjedhjet do te hyme bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit.Nuk kanë rendesi modalitetet, per ne e rendesishme eshte qe ne jemi nje bashkim i madh. Së pari jemi nje bashkim i partive kryesore ne vend po mbi te gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershem te vendit qe gjthmone kane qene dhe do jene shumice ne kete vend.PD dhe opozita e bashkuar eshte gati per te sjëllë ndryshimin bashke me qytetaret e Korces dhe gjithe Shqiperise".

Bardhi komentoi edhe ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Ai tha se ndryshimet e njëanshme tregojnë frikën e madhe që ka Rama nga bashkimi I madh I opozitës me qytetarët. "Nuk ka rëndësi për ne Kodi Zgjedhor. Ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor I qytetarëve kundër së keqës së madhe në këtë vend që quhet Edi Rama".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet