Basha: seanca dëgjimore edhe të mërkurave

Në mbledhjen e grupit parlamentar, demokratët kanë vendosur që përveç seancave plenare të së enjteve, çdo të mërkurë të marrin në pyetje kryeministrin Rama, dhe ministrat e qeverisë. “Do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar, duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e pyetjeve, për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë. Me Edi Ramën dhe këtë maxhorancë nuk do të ketë konsensus”, tha ai. Kështu, në zbatim të këtij vendimi, Kryetarja e komisionit të mediave, ka kërkuar seancë dëgjimore me ministren e kulturës, Mirela Kumbaro në lidhje me ndërtimet të cilat vijojnë në Parkun Arkeologjik të Butrintit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet