Basha dhe aleatët, platformë për zgjedhje të lira e të ndershme

Partia Demokratike dhe partitë e tjera aleate, kanë prezantuar sot platformën për zgjedhje të lira e të ndershme si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vendi është në kushtet e një kolapsi politik dhe ekonomik, duke shtuar se nuk do të ketë as zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

“Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017”, tha ai.

“Si kurrë më parë kemi mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kapje të Prokurorisë së Përgjithshme dhe kemi komprometim të luftës ndaj korrupsionit”, tha Basha.

“Ai tha se “të rinj e të reja po i drejtohen largimit nga vendi dhe kolapsi ekonomik ka shkatërruar qindra vende pune”.

“Kjo mazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së qytetarëve, por si produkt i bashkëpunimit me krimin”, tha Basha duke shtuar se “ndryshe nga se parashikohet edhe nga sistemi më i thjeshtë politik këtu kemi të gjitha pushtetet në një dorë”.

“Parlament ilegjitim kontrollohet nga qeveria dhe jo anasjelltas. Dy instancat më sipërore të drejtësisë nuk ekzistojnë, gjykatat janë nën presionin e vettingut që po përdoret si hanxhar politik duke sjell zvarritje apo mbyllje të dosjeve që lidhen me qeverinë apo krimin që lidhet me të”, shtoi Basha.

Basha tha opozita po kërkon sot ti japi fund tranzicionit të thellë dhe ngritjen e vendit në një standard europian për funksionimin e zgjedhjeve, shtetit të së drejtës dhe mbështetjen sociale të nevojshme për shtresat në nevojë.

“Ne duhet të sanksionojmë në sytë e qytetarëve diskutimet për ndryshimet të rëndësishme kushtetuese dhe duhet të sanksionohet me ligj dhe me referendum popullor dhe çdo vendim që prek Kushtetutën”, tha Basha.

Në platformën e tyre, PD dhe partitë aleate theksojnë qeveria tranzitore duhet të godasë me tolerancë zero e strukturat e përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve, ndalimin e presionit qeveritar mbi drejtësinë , pajisjen e shtetasve me letërnjoftime si dhe skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve.

Gjithashtu ndër të tjera ata kërkojnë regjistrimin e adresave të të gjithë shtetasve dhe hartimi me integritet i listave të zgjedhësve, hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve dhe goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Nini Arben Marku   e Enjte 2 Maj, 2019

    Po Pd ja ka shitur me vetrdije te plote votat Lsi! Cfare platforme kerkojne tani??? 170 000 vota shkuan tek LSI jo te PS keta duan tu hedhin hi sy Shqipetareve dhe po i stermundojne nje pjese kot me kot nga protesta ne proteste. Te dali nje ekspert dhe te thoje dhe te na bind se nga ku, cili elektorat i mori 170 000 votat plus ne rraport me zgjedhjet e shkuara.