Basha, ja firoja në buxhet

Deklarata, grafiku i publikuar nga ministria e Financave paraqet diferencën mes planit të rishikuar dhe realizimit faktik

TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi të hënën shifrat e ministrisë së Financave për planin e të ardhurave janar-gusht 2015, ku sipas tij, “firoja në buxhetin e rishikuar është 30 milionë dollarë”. “Ja konfirmimi zyrtar për 200 milionë dollarë kontrabandë, korrupsion dhe vjedhje në dogana dhe tatime. Edhe me buxhetin e rishikuar firoja është 30 milionë dollarë. Milionat për vete, kërbaçin për qytetarët”, shprehet Basha, duke publikuar grafikun e ministrisë së Financave mbi të ardhurat janar-gusht 2015. Grafiku i publikuar nga ministria e Financave paraqet diferencën mes planit të rishikuar dhe realizimit faktik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet