Basha në Kavajë, taksa e Tvsh u vu kundër këshillës së FMN

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ishte dje prezent në qytetin e Kavajës, ku foli më tregtarët për taksën e Tvsh-së. Shumica nuk e dinë fare se çfarë është futja në TVSH, nuk e dinë se çfarë shkatërrimi sjell. Qeveria thotë se nuk ka problem, por nëse nuk ka problem, pse e fut? Taksën e ka vënë kundër këshillës së FMN, kundër këshillës të ekspertëve të ekonomisë dhe kundër dëshirës së biznesit të vogël. Ç’do të thotë? Do të ketë shkatërrim të biznesit, shkatërrim të ekonomisë, shkatërrim të vendeve të punës, ulje të konsumit, ulje të fuqisë blerëse. Të gjithë humbasin, madje edhe arka e shtetit do të humbasë. Këto ishin pohimet që bëri Basha para tregtarëve. Kreu demokrat, teksa lëshoi akuza ndaj kryeministrit Rama, deklaroi para tregtarëve se opozita është në krah të tyre dhe se nuk do të lejojë shkatërrimin e biznesit të vogël.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet