Në orën 09:00 Basha shkoi në Presidencë dhe takimi me Metën gjati 27 minuta

Meta tre ditë para zgjedhjeve me Bashen në Presidencë: ''kërkohet sjellje europiane''

Takimi mes Bashës dhe Metës filloi sot në orën 09:00, pas ftesës që një ditë më parë që bëri presidenti Meta, edhe për Ramës. “Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në orën 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00, duke pritur sërish që Kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në reagimin e Presidencës. Meta më parë zhvilloi disa takime konsultative me disa parti politike, opozitare dhe ato në koalicion. "Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë"! Kështu shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij të Facebook-ut, teksa publikon një foto nga takimi me kryedemokratin Basha, që zhvilloi mëngjesin e sotëm. "Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë", shkruan Meta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet