Basha në Prokurori për lobimin, nuk ka akte që vërtetojnë se PD ka shkelur ligjin

Basha dëshmoi sot në Prokurorinë e tiranës në lidhje më akuzat e bëra nga PS dhe disa akte të ardhura nga Departamenti i drejtësisë së SHBAsë dhe Autoriteti i drejtësisë së Skocisë për hetimet mbi lobimin e Partisë Demokratike. Pas daljes nga Prokuroria, Basha deklaroi për mediat se “hetimi i hapur bëhet mbi bazë e nenit 190 për çështjen e plotësimit e formularëve të deklarimit në KQZ. Dy letër porositë e ardhur nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia vërtetojnë se PD nuk ka shkelur ligjin”. Ai tha se tha se “çështja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike”. Basha tha se dy letër porositë e ardhur nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia vërtetojnë se PD nuk ka shkelur ligjin. “Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim. Ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia të cilat vërtetojnë se as PD dhe asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as në Britaninë e Madhe”, tha ai. Basha i kërkoi prokurorisë të bëjë publike letër porositë.“Ndaj i kemi kërkuar Prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet