Basha në Sarandë: luftojmë për dekriminalizimin e insititucioneve

Kandidati për kryetar të Partisë demokratike Lulzim Basha pati sot një takim me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, me të cilët foli për zgjedhjet dhe sfidat e reja. Lufta për dekriminalizimin e institucioneve dhe përballja çdo ditë me sfidat e reja që do të transformojnë partinë demokratike, kanë qenë disa prej pikave kryesorë të bisedës. Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve, jane kauza e PDsë. "Kërkohet bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë europiane me një plan europian, për standarde europiane të lirise, demokracisë, votës së lirë”, theksoi Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet