Basha shkon në Prokurori si i pandehur, njihet me akuzat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u njoh zyrtarisht me akuzat nga Prokuroria e Tiranës. Pasi refuzoi të hënën fletë-thirrjen e prokurorisë, kryetari i PDsë, Lulzim Basha i ka paraprirë shoqërimit me forcë. Ai u njoh me dosjen e lobimit rus në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të 2017. Pas daljes nga prokuroria, Basha tha për gazetarët se: “nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Pra, është një akuzë e formuluar me një qëndrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet”. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani që u paraqit dje në prokurori, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet