Shqipëria kërkon anulimin e ligjit të luftës me greqinë

Marrëdheniet midis dy vendeve për çështje të mprehta duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rrugët e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve. Kjo ishte deklarata që dha Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që pati me Ministrin e jashtëm grek Nikolaos Kotzias. Ligji i luftës apo trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje të tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian, tha Basha.Opozita e konsideron ligjin e luftës, një çështje të rëndësishme jo vetëm për shkak të përceptimit, por dhe problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht atyre Çamë.​

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet