Basha me banorët e Mjekësit: sëmundja e gjedhit shërohet nga PD

Lulzim Basha është takuar me banorët e Mjekësit, bagëtitë të cilëve janë prekur nga dermatoza nudelare, një sëmundje kjo prej kohësh e përhapur tek bagëtitë e imta në vendin tonë. Nisur nga fakti se ky fshat ka pak tokë, banorët kanë investuar në blegtori duke u mbështetur tek shitja e qumështit dhe mishit. Por brenda pak javësh sëmundja po shkatërron gjithçka që ata kanë investuar në jetë për shkak të neglizhencës qeveritare, pasi askush nuk u ka siguruar vaksinat e nevojshme. Banorët e kanë shfaqur këtë shqetësim në takimin që patën me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ky i fundit ka thënë se: zgjidhja e vetme e problemit është ardhja e PD në pushtet. Sipas zyrës së shtypit të PD, askush nuk u siguron vaksinën të cilën nuk e përballojnë ta blejnë vetë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet