Basha: Vettingu menjëherë pas qeverisë teknike

Vetting pas qeverisë teknike. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Vettingu do të bëhet menjëherë pas qeverisë teknike (sipas marrëveshjes së 22 korrikut). Kryetari i PDsë Lulzim Basha në fjalën e tij u shpreh se: “Edi Rama bashkë me të paguarit e Sorosit në Shqipëri u përpoqën për të kapur drejtësinë në Shqipëri. Ne nuk duam një drejtësi të kapur, por që të luftojë korrupsionin dhe t’u japë drejtësi qytetarëve. Edi Rama shkatërroi marrëveshjen për drejtësine dhe kaloi gjashtë nga ligjet e reformës në drejtësi me të vetmin qëllim për ta kapur drejtësinë, por ligji për Vetingun, KLGJ, KLP janë bërë më marrëveshje për të kapur drejtësine dhe po i themim se ka zero shanse që PD të bëhet albi për kapjen e drejtësisë”. Basha duke iu referuar deklaratës së Ambasadorit Shannon që theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se nuk ka zgjedhje pa opozitën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet