Basha: ''Mbi ligjin e kundër ligjit sundon sot krimi''

Kreu i selisë blu Lulzim Basha deklaratë për mediat: ''Mbi ligjin e kundër ligjit sundon sot krimi dhe kriminelët e bërë njësh me pushtetin''

TIRANE - Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se urdhëroi mbulimin e ngjarjes së Laçit për 10 orë. "Ndaj është i papranueshëm dhe i pabesuëshëm qëndrimi i tij. Sepse e përzgjodhi Armando (Edmond) Prengën, e mori me të shkuar të njohur kriminale, me precedentë të tmerrshëm, e bëri deputet, e vërsuli kundër kundërshtarit politik në Kuvend, e dekoroi publikisht duke i dhënë mbi ligjin dhe kundër ligjit edhe Lagunën e Patokut, por del e tallet duke përmendur ligjin. Ligji u ndalua, dhe ligji ndalohet të funksionojë kur nuk i volit Edi Ramës" tha Basha. "Mbi ligjin e kundër ligjit sundon sot krimi dhe kriminelët e bërë njësh me pushtetin. Mbi ligjin e kundër ligjit e mbrojti Edi Rama Arben Ndokën e Pjerin Ndreun. Mbi ligjin e kundër ligjit e la narkotrafikantin Pllana të strehohej në veturën e deputetit të tij Mark Frroku...Por ka një ligj që ai nuk e ndal dot. Sovranin që do ti tregojë derën krimit dhe sundimit të krimit."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet