Basha: asnjë votë e opozitës për draftin e ofruar nga Kryeministri

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje Grupin parlamentar demokrat, për t’i informuar në lidhje me takimin e tij me kryeministrin Rama. Gjatë mbledhjes Basha ka përdorur një gjuhë kritike dhe të ashpër, duke sqaruar edhe pozicionin e opozitës në lidhje me Reformën në drejtësi. Kreu i opozitës u shpreh se qoftë edhe një votë e vetme e opoztës në mbështetje të draftit të ofruar nga Kryeministri, do të çonte drejt fundit parlamentarizimin. Basha foli për një djegie të mandateve të opozitës, nëse përmes makinacioneve politike, kreu i qeverisë, do të tentojë të marrë deputetë demokratë për të votuar draftin e ofruar prej tij. Kreu i demokratëve foli gjithashtu për deklarata të përgatitura në zyrën e kryeministrit dhe të dërguara drejt BEsë nga ambasadorja Vlahutin. Basha ka ngritur tonet edhe me Shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini. Sipas tij zyrtarja e BEsë nuk mund të imponojë formulën prej 2/3 të zgjedhjes së anëtarëve në sistemin e drejtësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet