Basha: kush kërkon të futet në koalicion me PD duhet të plotësojë disa kushte

Opozita do të krijojë një koalicion të gjerë për zgjedhjet e 2017ës, pjesë e ët cilit mund të jetë edhe Meta. Kështu u shpreh kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, në emisionin ‘Studio e hapur’. Basha ka sqaruar kushtet që një parti duhet të ketë për t’u futur në koalicion me PDnë. Fillimisht duhet t’I japë pushtet qytetarit, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe transparencës së partive politike dhe së dyti t’u kthejë besimin dhe shpresën që kanë humbur. Kryetari i opozitës ngul këmbë fortë se PD po ndërton një koalicion vlerash , duke u shprehur se do të jetë më i madhi. Në lidhje me kërkesën për qeveri teknike, Basha u shpreh se Rama dhe Tahiri nuk mund të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye nevojitet një qeveri teknike, për të përmbushur reformën elektorale por edhe dekriminalizmin apo Reformën në drejtësi. Përsa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Lu, basha shprehet se janë të shkëlqyera por nuk ngurron të thotë se ka pasur edhe momente tensioni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet