Basha: shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, pranga për ata që kanë vjedhur votat

Kreu i demokratëve dhe lideri kryesor i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Divjakë, ku përfitoi të bënte dhe një takim më strukturat e PDsë atje. Demokratët kërkojnë një zgjidhje të krizës dhe nuk duan të bëjnë pazare. Një pakt moral, një pakt mbi parime. Si fillim, pranga për ata që kanë vjedhur votat. “Rama dhe banda e tij prej gjashtë vitesh kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia dhe monopolet kanë shkatërruar tregun. Çmimi më i lartë i energjisë dhe naftës, papunësia e lartë, falimentimi është shtrire kudo”, tha ai, duke shtuar se shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada, për shkak të projektit të Edi Ramës për grabitjen e vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet