Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim në Bruksel

Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës?
Hahn i përgjigjet Ramës: ''kundërefekt'', nuk bëhet bëhet trysni ndaj BEsë

Komisioneri për zgjerin në BE Johannes Hahn i është përgjigjur sot deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe homologut Kosovar Hashim Thaçi, të cilët folën për bashkim kufinjsh, në rast se Europa do të lerë jashtë agjende Ballkanin. “Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme dhe për më shumë janë të panevojshme dhe kundërproduktive”, tha Hahn në një takim më shefin e diplomacisë Serbe Ivica Dacic në Bruksel. Europa nuk do të lejojë trysni nga deklarata që mund të shkaktojnë "kundërefekt", pasi "europianet kanë interes te fuqishëm për paqe, përparim dhe stabilitet në rajon", tha Hahn. Në takim u fol dhe për dialogun Kosove-Serbi, dhe si integrimi i Beogradit varet dhe nga ecuria e këtyre negociatave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet