Batuta e Cakajt me Daçiç bën xhiron e rrjetit, ish-ministri: Dmth vetëm Shqipëria nuk kishte ministër

Batuta e Cakajt me Daçiç bën xhiron e rrjetit, ish-ministri: Dmth vetëm Shqipëria nuk kishte ministër

Ministri i Jashtëm i deleguar i Shqipërisë, Gent Cakaj, u përball në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në Bukuresht të Rumanisë në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm europianë, me homologun serb, Ivica Daçiç.

Batuta e shkëmbyer mes tyre ka bërë xhiron e rrjetit.

“Pse Kosova ka dy ministra të Jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i Jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç.

Cakaj i eshte pergjigjur: “Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”.

Pas këtij lajmi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.

Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm (Pacolli dhe Cakaj). Gent Caka ka thënë se janë 3 bashkë me vetë Daçiç, i cili qenka nga Prizreni.

Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin,” shkruan ai në FB. /Mapo/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet