Ben Blushi sulmon sërish Rilindjen: po rrit dëshpërimin 25 vjeçar të shqiptarëve

Deputeti socialist Ben Blushi ka kritikuar sërish Rilindjen dhe ka bërë thirrje se një shtresë e re të pakënaqurish po zgjohet. Sipas Blushit, Rilindja ndihmoi që dëshpirimi 25 vjeçar i akumuluar prej shqiptarëve të rritej. Për deputetin socialist, një masë e madhe njerëzish në Shqipëri po shkojnë drejt një opsioni të ri, të ndryshëm nga dy partitë e mëdha. Kjo për arsye se dy partitë e mëdha kanë të njëjtin raport me drejtësinë, me të varfërit dhe më të pasurit. Blushi argumenton se Shqipërisë i duhet një parti politike, e cila të përfaqësojë shtresën e mesme dhe të varfër, pasi ato aktualet përfaqësojnë vetëm shtresën e lartë. Deuteti socialist nuk thotë se do ta krijojë ai këtë lëvizje të re, por do të mbështesë këdo që do ta bëjë. Përsa i përket Reformës në drejtësi, Blushi shprehet se do ta votojë, pavarësisht se po inxhinjerohet nga dy partitë e mëdha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet