Benjamin Netanyau viziton Tiranën më 1 Nentor

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyau do të udhëtojë për në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm. Mësohet se Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 Nëntor.

Vizita në Shqipëri, në një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket udhëtim i nivelit më të lartë që një drejtues Izraelit zhvillon në vend. Kujtojmë që në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet