Berisha kërkon shkarkimin e Nikollës për reformën në arsim

Parlamenti është shndërruar dje në arenë debati ndërmjet ish kryeministrit Berisha dhe ministrave socialistë. Ato janë përplasur për reformën në arsimin e lartë dhe mbjelljen e kanabisit në vend. Ish kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla, e cila sipas tij po vret ëndrrat e maturantëve. Menjëherë ka replikuar zv. kryeministri, Niko Peleshi, i cili ka shpjeguar se është vetëm faza e parë e aplikimit, ndërkohë që për fazën e dytë janë dhe 25 mijë vende të lira. Gjatë seancës, Berisha ka ironizuar me ministrin Ahmetaj, duke e quajtur Zhozho apo Tom Cruis, ndërsa për Tahirin tha se kishte ngelur në klasë. Nga ana tjetër Ahmetaj e ka quajtur ish kryeministrin si personazh të denjë për filmat e Hollivudit, duke përmendur prodhimin më të fundit ‘War dogs’, i cili ka marrë shkas nga tragjedia e Gërdecit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet