Ja deputetët që folën më shumë për Reformën

Instituti i studimeve politike në raportin e monitorimit, ka zbardhur listën me deputetët të cilët nuk kanë prekur foltoren e Kuvendit gjatë periudhës Janar - Korrik, si dhe ato më aktivët. Për deputetët ‘memecë’, kryeson PS me 18 prej tyre, ku bien në sy emra si Bashkim Fino, Fidel Ylli apo Namik Dokle. Më pas renditet PD me 7 deputetë, ku bien në sy emrat e Arben Imamit dhe Gerti Bogdanit. Ndërkohë LSI numëron 6 deputetë të cilët nuk kanë folur asnjëherë gjatë kësaj periudhe. Ndër më aktivët rezulton ish kryeministri Berisha me 18 fjalime, ndjekin pas socialistët Blushi dhe Balla me 15 fjalime, ndërkohë kryeministri Rama ka folur vetëm 9 herë në foltoren e Kuvendit. Nga rradhët e Partisë demokratike, përveç kryeministrit Berisha, aktivë kanë qenë edhe Oerd Bylykbashi, Genc Pollo, Flamur Noka etj, me nga 10 fjalime.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet