Beteja kundër Covid-19 vazhdon, Rama: jemi strategjik për të mos hedhur hapa të gabuar

Shqipëria vijon betejën e vet kundër Covid-19. Më të rëndësishme do të jenë dhjetë ditët e ardhshme të cilat përcaktojnë profilin e luftës dhe "penetrimin e armikut", siç e përcaktoi Rama. Po punojmë sot për sot dhe po shohim se çfarë mund të bëjmë nesër. Në linja të përgjithshme ishte kjo deklarata që dha Kryeministri i vendit, i cili shtoi se masat që po merr Shqipëria po funksinojnë. Por izolimi do të vazhdojë. Sjelljen e armikut nuk e di askush, por e rëndësishme është të mendon për ekzistencën. “Do të thotë se shëndeti dhe mbrojtja e familjes është mbi çdo gjë”, u shpreh Rama. Lidhur me masat që parashikon qeveria të marrë në vijim, Rama tha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që të mos hedhim hapa të gabuar ndërkohë që burimet në dispozicion nuk janë të kufizuara. “Duhet të jemi strategjik për të mos hedhur hapa të gabuar”. tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet