Bindja Demokratike zyrtarisht në garë, Patozi: çasti të marrim përgjegjësitë tona

Bindja Demokratike ka treguar ka marrë pjesën e vet të elektoratit të djathtë dhe ka filluar më fushatën. Voto për Bindjen tënde! - shkruan kryetar i saj Astrit Patozi. "Ka ardhur momenti që secili prej nesh duhet të marrë një vendim për të dhënë një kontribut që ta rrëzojmë partitokracinë, sepse ajo ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abuzimin me pushtetin, padrejtësinë dhe pabarazinë e frikshme para ligjit. Është pikërisht koha që çdo shqiptar të marrë këtë ftesë: VOTO PËR “BINDJEN” TËNDE!", shkruan Patozi, i cili në bashkëpunim me vajzën e ish deputetit Azem Hajdari krijuan partinë e re. Dalja në skenë e Patozit ishte surprizë. Mëgjithëse ai ka qenë si një ndër kundërshtarët e Lulzim Bashës, Patozi nuk ka arritur të marrë drejtimin e partisë, e as të krijojë një të re, kjo dhe për shkak se nuk ka gëzuar mbështetjen e ish liderit të PDsë Sali Berisha. Por Rudina Hajdari me sa duket i dha atij shtysën politike e cila do ta fusë në garë me të gjithë spektrik politik të partive të djathta e të majta në Lokalet 2019. Le të shohim nëse Bindja e re e djathtë do të mund të bindë elektoratin e zhgënyer sidomos nga mungesa e një sistemi të fortë demokratik dhe përfaqësim dinjitoz i ideve politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet