''Bindja Demokratike'' paraqet kandidatët për 25 bashki, në Tiranë Arben Skënderi

Partia “Bindja Demokratike” paraqiti sot emrat kandidatëve për kryetar bashkie në 25 bashki. Pas regjistrimit në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, “Bindja Demokratike” ka përzgjedhur edhe emrat e 25 kandidatëve për 25 bashki të vendit, ndërsa në bashki të tjera partia ka paraqitur listat për këshilltarë.

Emrat e kandidatëve u paraqitën nga e mandatuara e “Bindjes Demokratike”, Antonela Bregu.

Në Bashkinë Berat, kandidon Pavlo Shkarpa, në Bulqizë Ilir Balla, në Cërrik Merita Xhika, në Devoll, Fejzi Shaholli.

Në bashkinë e Durrësit kandidon Valbona Sakollari, në Dibër, Shkëlzen Qoka, në Kolonjë, Fatjon Feka në Gramsh Sabri Ibrahimi.

Në bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella në Kamëz, Ylber Gjeta, në Këlcyrë Bedri Hoxha, në Korçëm Leonard Olli, në Kukës Abedin Uruçi.

Në bashkinë e Kurbinit kandidon Edmond Piroli, në Lezhë, Salvador Kacaj, në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari, në Sarandë Ilir Nikolla, në Selenicë, Marildo Hodaj, në Skrapar Dejvis Hebibasi.

Në bashkinë e Shijakut kandidon Arben Pohumi, në Tiranë, Arben Skënderi, në Tepelenë Gëzim Malja në Tropojë Edison Hasanaj, dhe në bashkinë e Vlorës kandidon Valbona Mezini

Ndërkohë, Bindja Demokratike ka kandidatë për këshilltarë në këto Bashki: Belsh, Berat, Bulqizë, Cerrik, Delvinë, Devoll, Dibër, Divjakë, Dropull, Durrës, Elbasan, Fier, Finiq, Gjirokastër, Gramsh, Has, Himarë, Kamëz, Kavajë, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Korçë, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Libohovë, Librazhd, Lushnje, Malësi E Madhe, Maliq, Mallakastër, Mat, Mirditë, Patos, Peqin, Përmet, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Rrogozhinë, Sarandë, Selenicë, Shijak, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Vau Dejës, Vlorë, Vorë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet