Majlinda Bregu

Bregu drejt largimit nga politika?
''Nuk më duhet të jem as në Parlament as në Qeveri për të qenë shqiptar''

Ish deputetja e PDsë dhe një prej ministreve më të rëndësishme në qeverinë Berisha, Majlinda Bregu dje, gjatë fjalës që mbajti në ditën e parë të shkollës verore të integrimit, hodhi poshtë zërat që i "dhanë një post në qeverinë Rama2". "Shumë gazetarë më kanë pyetur javës që shkoi për një përfolje publike, për përfshirje timen në qeverinë e sotme, për shkrijen e ministrisë së integrimit e kështu me radhë. Jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme e sajesa, burimin e të cilave e gjen fare lehtë, mjafton të lexosh ndonjë torollak rishtar që, dhe pse ka blerë një mandat parlamentari, e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet të jem as në Parlament as në Qeveri për të qenë shqiptar", tha Bregu, e cila kërkoi që vendin e saj në drejtimin e Komisionit të integrimit ta zërë një njeri që të ketë integritetin dhe talentin për ta çuar përpara proçesin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet