Britani, Basha flet për mbrojtjen e votës së lirë, jashtë parlamentit

Gjatë një takimi në Dhomën e Lordëve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vuri theksin tek vota e lirë dhe mbrojtja e saj. Hapi i parë dhe më emergjent është shkëputja e krimit të organizuar nga politika, nënvizoi ai. Basha, njohu britanikët më disa prej propozimeve të PDsë, siç është ai i krijimit të një qeverie teknike. “Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme. Z. Basha i njohu miqtë britanikë edhe me programin e Partisë Demokratike, në veccanti, me masat që do të marrë përmes vetingut të politikanëve dhe goditjes me tolerancë zero të krimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Kreu i opozitës shpjegoi se këto masa synojnë t’u japin fund trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista të krimit, në mënyrë qe të hapet rruga për Shqipërinë e standarteve europiane me barazai para ligjit, liri dhe mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet