Brukseli jep lajmin e mirë për shqiptarët: Hapen negociatat

Nga Brukseli vjen lajmi që të gjithë shqiptarët e prisnin. Komisioni europian rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Në raportin i cili do të bëhet publik sot Komisioni vlerëson përparimet e bëra dhe jep rekomandim të pakushtëzuar. “Ruajtja dhe thellimi reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë, në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe vijimi i rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave që lidhen me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit - shkruhet në pjesën e rekomandimit për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë përparim në pesë prioritete, si reformën në administratë. Vetingu ka marrë një hapësirë të rëndësishme në këtë proçes vlerësimi për shqipërinë. Por bashkangjitur vlerësohet dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi lufta kundër drogës dhe kultivimi i saj. Në raport flitet dhe për azilkërkuesit, numri i tyre është ende i lartë, por Raporti trajton në mbyllje të kapitullit për Shqipërinë dhe çështjen e azilkërkuesve. Numri i kërkesave ka mbetur i lartë, por Shqipëria është e angazhuar dhe ka miratuar një numër masash, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit dypalësh me shtetet kryesore anëtare të BEsë. Këto masa dhanë rezultate pozitive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet