Brukseli ''nxin'' gjykatat

TIRANE - Gjendja e sistemit të drejtësisë është e korruptuar, jo e pavarur, e paaftë profesionalisht. Në tetëdhjetë faqe raport raporterët e Komisionit Europian kanë "nxirë"mbi të gjitha sistemin e drejtësisë, qoftë nga përmbajtja, dhe besimi që njerëzit kanë tek ai. Reforma në gjykata është tejet e nevojshme. Korrupsioni është një prej plagëve më të përhapura të saj dhe këtu tonet janë më të forta. "Niveli i përgatitjes së sistemit gjyqsor shqiptar është në një fazë fillestare" kanë shkruar raporterët. Ata nënvizojnë se pak përparime janë bërë vitin e kaluar me ngritjen e një komisioni parlamentar ad hoc për reformën në drejtësi. Bashkëpunimi ndërinstitucional është i varfër dhe burimet nuk mjaftojnë kurrë. Parimisht gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur, por de facto nuk është asnjëherë ashtu. Kuadri ligjor për proçedimet disiplinore ka paqartësi dhe disa proçedime mund të përdoren për të ndikuar në mënyrë të papërshtatshme tek gjyqtarët. Sugjerimet janë për strategjinë e reformës në gjyqsor të shoqëruar me një plan veprimi përmes një proçesi konsultimesh përfshirëse, me hartimin e drafteve dhe miratimin e masave institucionale. Plotësimi i vendeve bosh në Këshillin e lartë të drejtësisë dhe gjykatat administrative. Shtrirja e sistemit të unifikuar të menaxhimit elektronik të proçeseve dhe publikimi i të gjitha vendimeve të gjykatave me arsyetimin respektiv brenda një afati kohor të arsyeshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet