Bushati në Pekin, rrisim shkëmbimet tregare. Ja pse kinezët duhet të vizitojnë vendin tonë. Marëveshje për vizat

“Miq të vjetër, partnerë të rinj”. Ka qenë kjo motoja e debatit dhe diskutimit për shkëmbimin ekonomik mes kompanive shqiptare dhe atyre kineze të zhvilluar sot nën drejtimin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisës Ditmir Bushati në ambjentet e Ambasadës shqiptare në Pekin. Në këtë vizitë disa ditore në Pekin, Bushati është shoqëruar edhe nga drejtori i dhomës së tregëtisë dhe industrisë së tiranës Nikolin Jaka, ish-ambasadori shqiptar në Pekin, Kujtim Xhani si dhe përfaqësues të biznesëve dhe kompanive të ndryshme shqiptare.

Në fjalën e tij, ministri Bushati është përqëndruar tëk gjendja aktuale ekonomike e vendit, ku sipas tij “vendi i vogël europian ka sot për sot një sistem të lartë dhe të qëndrueshëm ekonomik, sipas parametrave drejt bashkimit europian. “Shqipëria është një vend me burime tepër të pasura natyrore, të cilat gradualisht po shëndërrohen në mekanizma të qëndrimit afatgjatë. Ne i kemi vënë qëllim vetes të plotësojmë katër kushte sic janë turizëm, manifakturë, energji dhe bujqësi”.

Të dyja vendet kanë një lidhje të gjatë miqësie, dhe zhvillimi ekonomik gjigand i kinës, është një ndihmë e madhe për shqipërinë. Ministri Bushati, nuk la pa përmendur edhe investimet në disa miliona dollarë që kompanitë kinezë kanë planifikuar në ndërtimin dhe rregullimin e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza si dhe ndërmarrjeve të mëdha të naftës. Por turizmi ka qenë thelbi i kërkesës së investimeve nga pala shqiptare. Ndërtimi i vijës bregdetare “Ballkani Blu”, do të sjellë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës bregdetare shqiptare, por edhe dëshirën e madhe të shtetasve kinezë për të vizituar vendin e shqiponjave. “Ushqimet bio, cmimet tepër të ulëta, pastërtia, sigurina dhe mikpritja e lartë, janë ato cka duhet një shtetas kinez të provojë patjetër në Shqipëri”, shtoi ministri Bushati.

Kompanitë e udhëtimeve dhe ato teknologjike kanë qenë mjaft të interesuara për klimën e biznesit në Shqipëri. Grupe turistësh kinezë të cilët kanë qenë dhe ata që duan të shkojnë në Shqipëri, kanë patur mundësinë sot të njohin nga afër copëza shqipërie me foto dhe revista të ndryshme. Kompanitë Huawei, ZTE, China Global Travel, etje, kanë kërkuar zyrtarisht me ministrin dhe drejton e dhomës së tregëtisë nisjen e bisedimeve për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime të tjera në teknologji dhe turizëm për shqipërinë.

Në fund të takimit, ministri Ditmir Bushati, ka deklaruar se ditën e nesërme ai do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun e tij kinez, ku thelbi i bisedës së tyre do të jënë “firmosja e marrveshjes për lehtësimin në maksimun dhe lëvizjen e lirë të shtetasve të të dy vendeve sidomos në fushën ekonomike dhe atë turistike”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Adrian Gjovalin Luka   e Enjte 25 Gusht, 2016

    Kina është i vetmi vënd që vërtetë të ndihmonë dhe zhvillon... Por, ku i zihet besë Shqiptarit?