Bushati në SHBA: ja sfidat e rajonit

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra për Analizat Politike Evropiane (CEPA) me temë “Këndvështrimi i Shqipërisë mbi Sigurinë Rajonale, Energjinë dhe Atlanticizmin në Ballkanin Perëndimor”. Në këtë aktivitet ministri paraqiti një panoramë për sfidat e sigurisë me të cilat po përballet vendi dhe rajoni në prani të një audiencë analistësh dhe diplomatësh.

“Kjo vëmendje e shtuar bëhet edhe më e domosdoshme po të merret në konsideratë se rajoni ynë, i cili ende nuk është i shëruar nga reminishencat nacionaliste të së kaluarës, është lehtësisht i ekspozueshëm dhe i kanosur nga influenca e aktorëve të tretë, por edhe nga terrorizmi,radikalizmi dhe luftëtaret e huaj të angazhuar në konfliktin në Siri”, u shpreh Bushati. Duke u ndalur te roli i Shqipërisë në rajon, Bushati tha se Shqipëria ka një interes strategjik afatgjatë për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin e rajonit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet