Bushati takim me homologun holandez: reformat do të çelin negociatat

Në kuadër të punimeve të Ministerialit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi ditën e djeshme një takim me ministrin e Punëve të Jashtme holandeze, Hable Zijlstra. Fillimisht ministri Bushati e informoi homologun e tij për reformat e ndërmara nga qeveria për plotësimin e pesë priotiteteve për integrimin në BE. Ndërsa ministri Zijlstra theksoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme.

“Vijimësia në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta bëjë të natyrshme mbështetjen për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”, theksoi ministri holandez. Ndërkohë, ministrat biseduan edhe lidhur me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, duke pasur parasysh se Holanda është investitori i dytë më i madh në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet