Bushati takon Collomb: ndaloni fluksin e refugjatëve!

Numri i lartë i refugjatëve shqiptarë që kërkojnë azil politik në Francë ka qene në qender të një bisede që ëshë bërë kokë më kokë mes Ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe Ministrit të brendshëm francez Gerard Collomb. Dhe pse kjo nuk është publikuar nga Ministria e jashtme shqiptare, në Francë, Ministria e brendshme ka bërë të ditur se: "Të dy ministrat kanë rënë dakord që numri i qytetarëve shqiptarë të cilët kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me territorin francez, ku nuk mungojnë dhe të mitur të pashoqëruar është rritur në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit. Pjesa më e madhe e kapaciteteve pritëse për emigrantët në Francë sot për sot është e zënë nga shtetas shqiptarë, të cilët kërkojnë të përfitojnë statusin e refugjatit, por pjesa më e madhe e tyre nuk mund ta fitojnë këtë status të azilkërkuesit dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare", shkruan Ministria franceze në një komunikatë për shtyp. Në takim është folur dhe për forcimin e bashkëpunimit mes policive kufitare të të dyja vendeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet