Bushati takon Erdoğan: bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe investimeve

Në vijim të vizitës në Turqi, Ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati, u prit nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Palët vlerësuan rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe si dy vende mike, partnere strategjike në rajon dhe aleate në NATO.Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Presidenti Erdoğan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon. Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoğan diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet më të fundit në vendet respektive dhe situatën në rajon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet