Bushati: do të krijojmë administratë pa dallime partiake

Ministrat e kabinetit qeveritar zhvilluan një mbledhje me qytetarët në zonën e Pukës. Gjatë prezantimit për platformën e bashkëqeverisjes, ministri i jashtëm, Ditmir Bushati i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj reforme. Mbi të gjitha qëllimi i platformës, theksoi ministri, është krijimi i një administrate pa dallime partiake. “Puka sot nuk ka asnjë lidhje me Pukën e para 5 viteve. Me pak mundësi, por me shumë dashuri e vëmendje. Platforma për bashkëqeverisje me njerëzit është vetëm jetësim i mbështetjes popullore, që kemi marrë në zgjedhjet e qershorit. Të ndërtojmë një administratë pa asnjë dallim politik, pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për ne. Në këtë platformë do keni mundësi të shikoni tmerret, gabimet dhe të përmirësoni cilësinë e shërbimit.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet