Plas sherri mes deputeteve. Vetëm buxheti nuk i rishikua

Mblidhet parlamenti për buxhetin. Debate të rënda për CEZ, akuzat për drogë ndaj Tahirit dhe dekriminalizimin

TIRANË - Rishikimi i buxhetit duhej të diskutohej sot në Parlament, ku siç pritej, pati debate të forta për çështjen e CEZ, kërkesat e opozitës ndaj Metes për të dhënë dorëheqjen dhe akuzat ndaj ministri të Brendshëm për lidhje me krimin. Buxheti duhej të ishte pika e vetme për diskutim e axhendës së sotme, por parlamentarët kishin vendosur ndryshe.

Paloka, opozita heq dorë nga dekriminalizimi: Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka u ankua se, çështja e dekriminalizimit nuk ishte vendosur në rend dhe për tre jave të tjera, por opozita nuk do të hiqte dorë. "Shprehim vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund këtij proçesi të domosdoshëm, jo vetëm për parlamentin, por për gjithë Shqipërinë dhe administratën shtetërore, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë” tha Paloka. Kryeparlamentari Ilir Meta informoi se para nisjes së seancës, me kërkesë të grupit të PD-së, u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku u ra dakord për përfshirjen e nismave të opozitës në programin e punës së Kuvendit, ndërsa nuk pati konsensus që këto ndryshime të hynin në punimet e këtij kalendari trejavor. “Këto nisma do të qëndrojnë të depozituara dhe sipas afateve do të bëhen pjesë e punimeve në vazhdim” sqaroi Meta.

Patozi, Tahirit: "Je ministri më i akuzuar që nga 1912": Debatet ka patur dhe për akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deputeti demokrat Astrit Patosi akuzoi Tahirin për lidhje me krimin e organizuar: "Je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Por kam bindje se ti nuk je e keqja e madhe, pasi jam shumë I sigurtë se ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen se bandat për prodhimin e hashashit kanë liçencë politike" tha Patozi. Duke cituar shifrat e financës italiane Tahiri tha se Qeveria po lufton realisht fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike: “Sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur latë detyrën. Sipërfaqe e kultivuar me hashash në vitin 2013 ishte 323 ha në Shqipëri nga të cilat policia deri në shtator kur ka marrë detyrën kjo qeveri kishte shkatërruar 7.5 %. Janë 932 ton në 2013. Sipërfaqe e kultivuar në 2015, 44 ha në nga të cilat policia ka shkatërruar 96 %. Nuk mund të pranoj që për hir të politikës drejtoni gishtin nga ne se është mbjellë më shumë kanabis gjatë kohës së kësaj qeverisjeje."

Braçe, Cez u vodh kur ishte ministër Ridvan Bode: Një tjetër kulm në debat ishte dhe çështja e CEZ me akuzat për korrupsion që opozita bëri ditë më parë ndaj kryeparlamentarit. Deputeti dhe ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për këtë çështje, të cilën e konsideron si vjedhjen më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve. “Çështja CEZ është ngritur në mënyrë të përsëritur nga ne, të cilën e konsiderojmë si korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Këto ditë mediat zbuluan një akt tjetër korruptiv sipas të cilit një nga kompanitë e kontraktuara nga vetë CEZ, DIA e një farë Kastriot Ismailaj i ka dhënë ryshfet ministrit të Jashtëm të asaj kohe. Nga ana tjetër një tjetër dëshmi vjen nga ish-administratori i CEZt, që Ilir Meta e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsekun për Kastriot Ismailaj. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë tagër dhe asnjë detyrë që të negociojë me CEZn për asnjë lloj problemi. Me CEZn ka qënë i ngarkuar ministri i tij Haxhinasto ose ministria e Financave dhe grupi i punës” tha Berisha, por kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, akuzoi qeverisjen paraardhëse për këtë aferë. "Kjo vjedhje u bë nga vetë Berisha kur ishte kryeministër dhe ministri i tij i Financave, Ridvan Bode" tha Braçe.

Cani, do shohim të ulim taksat: Minisitri i Financave, Shkëlqim Cani tha se Qeveria do të shohë mundësinë për ulje taksash. Duke marrë fjalën në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në buxhet që sipas ministrit nuk shtojnë defiçitin buxhetor.Diferenca në të ardhurat e mbledhura në buxhet, sipas ministrit Cani, vijnë për shkak se ekonomia është orientuar drejt prodhimit vendas, por edhe për shkak të rënies së interesave në tregun bankar. Një tjetër arsye, ministri renditi edhe presionet e ulëta inflacioniste, pasi siç u shpreh ai, kur kemi hartuar buxhetin kemi planifikuar inflacion në mesataren 2.5 %, por realisht deri në fund të muajit korrik u vërtetua një inflacion prej 1.3 %.“Shqiptarët blejnë mallra me çmime më të ulëta, pavarësisht se në buxhet mblidhen më pak të ardhura” tha Cani.

Ahmetaj, rritje me 2,1%: "Ekonomia shqiptare po rritet dhe në mungesë të kreditimit": Në përgjigje të këtyre qëndrimeve, ministri Ahmetaj tha në dy vitet e fundit ekonomia shqiptare ka njohur rritje. “Në 2014 ka pasur një rritje reale me 2.1 për qind. Vetëm në tremujorin e parë të 2015 investimet e huaja llogariten me $268 milionë. Për të njëjtën periudhë, ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 për qind, ndërkohë që në vendet partnere po shënohet rënie e GDPsë” tha Ahmetaj. Ekonomia shqiptare po rritet dhe në mungesë të kreditimit dhe numri i të punësuarve, ku numri i vendeve të reja të punës, tha ai, shkon në 106.121 dhe këto, jo në administratë shtetërore, por në sektorin privat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. sofi   e Enjte 10 Shtator, 2015

    rri o ridvan se sa ishe ti aty ndriten financat po rri

  2. demokrati  e Enjte 10 Shtator, 2015

    edi paloka je njish !

  3. loli cane  e Enjte 10 Shtator, 2015

    kete pune kane keta, fshati digjet e kurva krihet