Cakaj gati padinë në gjykatë 'për shpifje'

Pse po hedhin kaq shumë baltë mbi Ministrin e jashtëm Gent Cakaj? Flet për herë të parë një prej emrave më të përfolur të kabinetit Rama, ministri i ri kosovar, i cili dje ishte i ftuar në studion e Klan Tv. U emërua Ministër sepse bashkëjeton me vajzën e Kryeministrit? “Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet