Cani justifikon uljen e buxhetit, ja pse munguan paratë

Parlamenti miraton me 74 vota pro dhe 23 kundër, shkurtimin e buxhetit

TIRANE - Shkurtimi i buxhetit u miratua dje me 74 vota pro dhe 23 kundër. Rreth 18,4 miliardë Lekë mungojnë nga tatimet dhe doganat. Pas aktit normativ që u miratua dje nga Parlamenti buxheti shkurton 22,3 miliardë Lekë, sipas kryeministrit një arsye e qëndrueshme deri në fund të vitit. Sipas të dhënave zyrtarë, në Gusht mungesa e të ardhurave nga tatimet dhe doganat ishte $29 milionë. Cani tha se rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm pas reformave të ndërmarra nga Qeveria. Financat shqiptare sigurojnë se ky akt nuk do të rriste taksat por do të shtonte pagat dhe defiçitin. Cani i justifikoi të ardhurat e pakëta nga tatimet dhe doganat me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe uljen e importit të cigareve nga jashtë. "Kur ulen importet doganat nuk realizojnë të ardhurat - tha Cani dje në Parlament, që më pas shtoi se - 1,2 miliardë mungojnë për shkak të uljes së normave të interesit. Janë 2,2 miliardë Lekë që i mungojnë buxhetit, vijnë për shkak të kompensimit të TVSHsë në sistemin IT në Drejtorinë e tatimeve. Dy miliardë Lekë mungojnë për shkak të ndryshimit proçedurial të raportimit të taksës së qarkullimit, taksës së karbonit dhe ambalazhit. Buxhetit i mungojnë dhe 3,2 miliardë Lekë nga 15,5 miliardë Lekë që janë nga cigaret e importit. Faktorë jashtë qeverisë janë 15 miliardë Lekë nga 15,5 miliardë që unë përmenda" tha Cani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet