Cila është lidhja ndërmjet ngjarjes së përdhunimit të minorenes dhe politikanëve të djathtë? Reagojnë gazetarët

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratave dhe kritikave për vizitën e ministres Elisa Spiropali në familjen e 13-vjeçares në qytetin e Kavajës. Duke e cilësuar indinjatën e disa politikanëve dhe medieve si jo të sinqertë, Endri Fuga theksoi se vizita e ministres Spiropali në këtë familje ka ardhur pikërisht prej tyre. “Ata politikanë dhe media që shfaqen sot gjasme të indinjuara për vizitën e Elisa Spiropalit tek familjarët e vajzës në Kavajë janë pikërisht arsyeja pse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur me atë mesazh të drejtpërdrejtë në ERTV”, tha Fuga.

Gazetarja Doriana Metollari ka reaguar pas kësaj në një status të sajin në Facebook ku ajo pyet nëse ka lidhje ndërmjet politikanëve dhe minorenëve që u akuzuan për përdhunim? "Tani pyetja që bëj unë është: A ka ndonjë lidhje ndërmjet minorenëve përdhunues dhe politikanëve të djathtë, apo politikanëve në përgjithësi? A ka tentuar ndonjë prej tyre ti bëjë presion familjes së vajzës që të mos denoncojë? A ka tentuar ndonjë politikan që ta përdorë ngjarjen? Kush janë ata politikanë?", pyet ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet