Covid-19: mbledhje Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, plan ekonomik dhe kontribut i BEsë për vendet e rajonit

“Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama bëri të ditur se “po zhvillohet online në datën e paracaktuar mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi”.

Rama tha se në fokus të kësaj mbledhje është “garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin”.

Ai theksoi se një tjetër pikë e diskutimeve është “plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i BE-së për vendet e rajonit tonë në këtë reagim”.

Po ashtu, Kryeministri informoi se “javën e ardhshme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet