Dako nën hetim për blerje votash. Në dosje dhe prova të tjera

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjus Dako është nën hetim për blerje votash. Prokuroria ka në dorë dosjen 339/2016 e cila ka prova në lidhje me këto akuza të përfolura nga politika. Dako është përgjuar duke folur dhe me anëtarë të grupit të Avdylajve të Shijakut. Në këtë dosje rrezultojnë të përgjuar dhe zyrtarë të lartë që dyshohen për lidhje me botën e krimit. Dako nuk ka qenë pjesë e dosjes "Vol-Vo4" por ai del në formë sporadike duke komunikuar me anëtarë të grupit të Avdylajve. Mediat publikuan përgjime nga dosja, përgjime ku Vangjush Dako fliste më anëtarë të grupit të Avdylajve. Dako i kishte telefonuar Altinit duke i kërkuar të fliste më Astritin, kreun e bandës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet