Dashamir Shehi për sistemin e ri zgjedhor: parlament me 110 deputetë

Anëtari i Komisioni të Reformës Zgjdhore, gjithashtu kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka propozuar një sistem të ri zgjedhor. I bindur se të gjitha partitë politike e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor, Shehi shprehet për mediat se sistemi më i përshtatshëm do të ishtë kombinimi mes maxhoritarit dhe proporcionalit, ku 2/3 e deputetëve të dilnin nga maxhoritari dhe 1/3 nga proporcionali. Gjithashtu një risi që propozon Shehi ka të bëjë me ndryshimin e numrit të deputetëve nga 140 në 110. Deri më tani partitë politike kanë rënë dakort për temën bazë që sistemi zgjedhor duhet ndryshuar dhe se votimi dhe numërimi i votive duhet të bëhet elektonikisht. Përsa i përket se cili do të jetë sistemi i ri zgjedhor duhet të presim ende se çfarë do të vendosin partitë politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet